Fejzi HAJDARI
Katica të merret me Alinë e Musën, jo me Izetin-Tetutën. Dyshim për luftë selektive dhe pazare me BDI-në
Jo që dua të mbrojë dikë në BDI-së, sidomos njerëzit e super korruptuar, kriminalizuar…, që janë ajka-piramida në kreun partiak të BDI-s, duke filluar nga Alija-Musa e teposhtë. Por, të ‘apostrofohen’ të parët në listë për manipulime, korrupsion ose krim, nga SPECIALIJA, Izet Mexhiti dhe Teuta Arifi (ose eventualisht Nevzat Bejtën), për të cilët të paktën deri tani u tha që këta po përpiqen për ndryshime rrënjësore në kuadër të kryesisë së partisë, është më shumë se joseriozitet dhe tallje, për të mos thënë: MëNYRë SELEKTIVE (përzgjedhëse) e luftës ndaj këtyre dukurive. Si ka mundësi që përpara Musës dhe Alisë, të gjenden peshqit e vegjël në “nishan” për tu dënuar. Lufta ndaj krimit e korrupsionit fillohet me princimin e mbytjes se gjarpërit, pra nga koka. Njëherë duhet kokat e mëdhaja të përfundojnë në burg ose të dënohen, e tek pastaj të vegjëlit. Gjithsesi ky nuk është shembull i mirë I Speciales (Katica Janeves), përkundrazi është njollosje e imazhit te ketij institucioni, i cili kinse po mbështetet edhe ndërkombëtarët. Në këtë mënyrë, për herë të tretë, Prokurorja Speciale Katica Janeva, po tregohet shumë tolerante ndaj krimit dhe korrupsionit tek shqiptarët, ndërkohë që goxha-goxha në nivel detyre, po shfaqet dhe vepron, kur janë në pyetje kuadrot e VMRO-DPMNE-së, që për mendimin tim është shumë OK. Në këtë mënyrë jorastësisht ka filluar edhe të zbehet imazhi i Speciale. është qasja selektive dhe herë pas here edhe absurde, ajo që po bënë që shkalla e zbehjes, të shtohet!
Kjo mënyrë selektive e luftimit të krimit, korrupsionit dhe manipulimeve të ndryshme të jashtligjshme, na jepë shumë të drejtë të dyshojmë, nëse Katica po bënë pazare me kreun e BDI-së. Shpjegim tjetër llogjikë, nuk ka! Në këtë mënyrë kemi të drejtë legjitime të dyshojmë në rolin e Katicës!