Komisari evropian për Fqinjësi të Mirë dhe Negociata për Zgjerim, Johaness Hahn, ka shkruar një urim në Twitter, adresuar vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Viti 2018 do të jetë vit vendimtar për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një mundësi për të përmbyllur bashkëpunimin me të gjithë partnerët për të tejkaluar sfidat e përbashkëta.
Uroj që të gjithë partnerët tanë, aktorët politik dhe qytetarët për një vit të ri paqësor e prosperues. Le të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët, për të rinjtë tanë, ka shkruar Hahn. /SHENJA/