Komisari për zgjerim Johanes Hahn do të mbërrij sonte në Shkup, ndërsa për nesër janë caktuar takime bilateral me liderët e partive politike parlamentare.
Nuk përjashtohet mundësia që ai të takohet edhe me presidentin Ivanov.
Ngjarja kryesore për të cilën Hahn do të vijë në Maqedoni është takimi i ministrave të jashtëm dhe energjetikës nga gjashtë shtetet e Ballkanit, Maqedonia, Kosova, Serbia, Shqipëria, Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi.
Në paraqitjen e tij të fundit Hahn tha se prêt që të formohet sa më shpejt Qeverisë, e përkrahur nga shumica parlamentare, e cila do t’i zbatoj reformat urgjente me çka hapen perspektivat evropiane të vendit.