Komisari për zgjerim dhe politik fqinjësore Johanes Hahn sot do të qëndron për vizitë në Shkup I shoqëruar së bashku me tre eurodeputetët Eduard Kukan, Ivo Vajgël dhe Knut Flekenshtajn.
Hahn priitet të ketë takime me përfaqësues të partive politike parlamentare si dhe presidentin e shtetit.
Komisari dhe treshja e eurodeputetëve do të bëjnë përpjekje për të tejkaluar ngërçin politik dhe hapjen rrugës për formimin e Qeverisë së re.
Sipas agjendës së paraparë, këto janë takimet që do të zhvillojë Hahn:
Takim me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi, ora 12:40.
Takim me Bilall Kasamin e Lëvizjes BESA, ora 13:00.
Takim me Ziadin Selën dhe Aleancën për Shqiptarët ora 13:50.
Takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, ora 14:55.
Takimi me Zoran Zaevin e LSDM-së, do të jetë në ora 16:10.
Takim me presidentin, Gjorge Ivanov në vilën “Vodno” në ora, 17:45.
Pas presidentit Han do të takohet me kryetarin e Kuvendit, por në agjendë nuk është shkruar emri i kryeparlamentarit.
Takimi i fundit do të jetë me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit në ora, 20:15.
Pritet që deklaratë për media, Johanes Hahn do të japë në ora 21:45.
Takim me të kanë kërkuar edhe përfaqësues të sektorit civil, në veçanti iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët”, megjithatë, siç deklaroi dje zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq, Hahn nuk do të takohet kësaj radhe me përfaqësues të sektorit civil.
Nga ana tjetër kjo iniciativë ka paralajmëruar organizimin e protestave para Kuvendit, ndërsa kanë thënë se kjo do të jetë më masivja deri tani.