Eurokomisari për zgjerim Johannes Hahn në fillim të fjalës së tij në konferencën për media nga Qeveria, uroi festën e Fitër Bjaramit dhe falenderoi mediat që edhe sot e ndoqën këtë ngjarje, shkruan Almakos.com.
Gjatë ditës së sotme ( e hënë)mbërriti në Shkup.
Në agjendën e tij përpos takimit tek a tek me kryeministrin Zoran Zaev, ishte pjesmarrja në seancën e qeverisë dhe më pas konferenca për mediat.
Diplomati Johannes Hahn shprehu qëndrim pozitiv sa i përket ndryshimit të atmosferës në Maqedoni, që nga hera e fundit që ai ishte për vizitë. Porosia e tij ishte që të gjithë të koncentrohennë detyrat që vijojnë. Opozita duhet të jetë aktive dhe bashkëpunuese, tha Hahn, por nuk la pa përmendur gjyqësorin dhe institucionet tjera, që të krijohet ambienti dhe një vend më i mirë për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësinë e tyre. Eurokomisari Han i lavdëroi hapat pozitive të Qeverisë me vizitat në Bullgari dhe Greqi sepse, theksoi, me rëndësi esenciale është që të krijohen marrëdhënie të mira me fqinjët. Megjithatë, agjenda e tij nuk përfundonte me kaq.
“Do të takohem edhe me liderët e të gjitha partive parlamentare, shpresoj se të gjithë e luajnë rolin e tyre pozitiv dhe konstruktiv. Unë e vlerësoj qëndrimin e qeverisë që të punojnë me opozitën për të mirën e qytetarëve dhe që vendi të hyjë bë BE. Shpresoj se do të punohet oër realizimine reformave, e ndihmë për këtë do të jetë edhe ardhja nesër e ekspertit Rajnhard Pribe”- tha Eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn.
Sipas tij, reformat nuk duhen bërë për kënaqësinë e BE, por për të mirën e qytetarëve të Maqedonisë. Ai theksoi se qëllimi është që vendi nga Komisioni Evropian deri në fund të vitit të marrë vlerësim pozitiv dhe rekomandim të pastër pa kush për fillim të negociatave. Për këtë qëllim sot para Han u prezantua edhe Plani i Akcizës – udhërrëfyes që duhet të finalizohet në afat shumë të shkurtër me reforma në sfera kyçe, siç është qeverisja e të drejtës, trupa të pavarura rregullatore, media të lira që rrjedhin nga Marrëveshja e Përzhinës, Raporti i Pribes, Marrëveshja e Ohrit dhe raportet e KE-së për përparimin e Maqedonisë.
E sa i përket kësaj, kryeministri i vendit Zoran Zeav, tha se Qeveria hap një kapitull të ri në lidhje me reformat për eurointegrimet, ndërsa prania e Hanit në seancën e Qeverisë paraqet një sinjal të fuqishëm se eurointegrimi më nuk është ëndërr, por realitet.
“Definuam qëllime afatshkurta, afatmesme dhe afatgjate me të cilat kemi qëllim që në vjeshtë Komisioni Evropian ta largojë rekomandimin me kusht për fillim të negociatave parainkuadruese, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm vendet anëtare të Unionit t’i fokusojmë në diskutimin për konfirmimin e datës për fillim të negociatave inkuadruese të BE-së me Maqedoninë.
Realizimi i prioriteteve reformuese për BE-në do të thotë edhe hapje e dyerve të NATO-s”, -tha Zoran Zaev, kryeministër i vendit.
Eurokomisari Han sot në Shkup duhet të takohet edhe me përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuar në Kuvend: VMRO-DPMNE, BDI, BESA dhe me Aleancën e Shqiptarëve.
Ndërsa nesër ( e martë) mysafiri i rradhës i Qeverisë pritet të jetë edhe eksperti Rajnhard Pribe..
Evi Shkopi
Almakos.com