Eurokomisari për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn e ka premtuar se BE do të mbështesë fuqishëm fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Ai ka përgëzuar Qeverinë e Maqedonisë për nënshkrimin e protokollit për anëtarësim në NATO javën e ardhshme.
“Nga zemra përgëzoi kryeministrin Zoran Zaev, ministrin për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov, Qeverinë e Maqedonisë dhe qytetarët për bërjen e hapave thelbësor në integrimet euroatlantike të Maqedonisë së Veriut”, ka theksuar Hahn. Ai ka premtuar se BE do të jap ndihmë të fuqishme për hapin e dytë, hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

