Ish-komnadanti i UÇK-së, Hafir Hoxha ka thënë se ish-diplomati amerikan James Rubin dha dëshmi në Hagë, duke përcjellë disa mesazhe kryesore: Hashim Thaçi nuk kishte rol vendimmarrës ushtarak në UÇK; ndërhyrja e NATO-s ishte për të ndalur terrorin dhe spastrimin etnik serb; SHBA do të mbështesë Kosovën vetëm nëse ajo zhvillohet drejt një shteti stabil me vlera perëndimore; Rubin paralajmëroi Serbinë dhe Rusinë për dhunë në Ballkan dhe kërkoi që gjykata të mos barazojë veprimet e UÇK-së me krimet e shtetit serb.
Sipas tij, dëshmia ishte kryesisht politike dhe strategjike, duke ruajtur legjitimitetin e ndërhyrjes së NATO-s dhe rolin e SHBA-së në rajon.
Shkrimi i plotë i Hoxhës:
Ja si e kuptova thelbin e dëshmisë së James Rubin në Hagë. Për ta thënë shkurt, ai dërgoi disa porosi kryesore:
1. Për Hashim Thaçin – e largoi përgjegjësinë e tij nga zinxhiri komandues i UÇK-së, duke e përshkruar si figurë politike pa rol ushtarak vendimmarrës.
2. Për kujtesën historike – rifreskoi arsyeshmërinë e intervenimit të NATO-s për të ndalur terrorin dhe spastrimin etnik serb në Kosovë.
3. Për politikën e SHBA-së/NATO-s – theksoi se mbështetja amerikane nuk lidhej me ideologji apo lëvizje radikale fetare, interes gjeopolit te saj por me vlerat demokratike dhe per te drejtat e njeriut .
4. Për shqiptarët – porosia ishte se SHBA do të vazhdojë t’i mbështesë vetëm nëse Kosova zhvillohet drejt shtetit stabil, me ekonomi, politikë dhe siguri të bazuar në parime perëndimore.
5. Për Serbinë dhe Rusinë – paralajmëroi të mos përdorin dhunë në Ballkan, veçanërisht në Kosovë.
6. Për gjykatën në Hagë – u kërkoi të mos barazojnë krimet e shtetit serb me veprimet e UÇK-së, sepse kjo do të ishte shtrembërim i realitetit historik.
7. Për perceptimin ndërkombëtar – nënvizoi se dënimi i Thaçit mund të interpretohet si delegjitimim i intervenimit të NATO-s dhe i mbështetjes amerikane për Kosovën.
8. Për komandantët individualë – la hapësirë që nëse dikush është përgjegjës personalisht, ta mbajë barrën vetë, por pa e lidhur këtë me Thaçin apo Haradinajn, të cilët ishin në kontakt dhe nën monitorimin e SHBA-së.
9. Për të ardhmen – dha sinjal se SHBA dhe NATO janë ende të pranishme dhe do të vazhdojnë të jenë mbështetje për Kosovën.
Në thelb, dëshmia e Rubin-it ishte politike dhe strategjike: të mbrojë legjitimitetin e ndërhyrjes së NATO-s, të ruajë rolin e SHBA-së në Kosovë, dhe të sigurojë që gjykata të mos e vendos UÇK-në në të njëjtin nivel me makinerinë shtetërore të Serbisë.
Roli dhe funksioni i Perfaqsuesit polit dhe i Komandantit te nje ushtrie në luftë ?
• Përfaqësuesi politik: është zëri politik i ushtrisë ose i lëvizjes çlirimtare. Ai negocion, paraqet qëllimet politike, komunikon me opinionin ndërkombëtar dhe vendas, ndërton lidhje diplomatike dhe shpjegon pse bëhet lufta. Nuk komandon drejtpërdrejt në terren.
• Komandanti ushtarak: udhëheq njësitë ushtarake, merr vendime taktike dhe operative, organizon luftimet, ruan disiplinën dhe është përgjegjës për jetën e ushtarëve e për suksesin në betejë.
Ne fund prap duhet me e pas parasysh qe Rubin sot nuk ka ndikim në Amerik pos si ish zyrtar ! « qefi dhe mundesia kan dallim «
Dhe takimi i Thaqit me Putinin i ka ber nervoz Anglezet e aty nuk e di si ka ndodhe mi ardhe puna deri aty dhe si e kuptojn Amerikanet ate takim !?