Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale që u zhvillua sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka pasur jehon të konsiderueshme në masë, transmeton Almakos.
Nga rezultatet fillestare në KSHZ, në Gostivar, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska fiton 2.689 vota ose 24.73 %, ndërsa kandidati i LSDM-së dhe partive në pushtet, Stevo Pendarovski ka fituar 7.858 vota ose 72.26 %. Ndërsa vota të pavlefshme janë 327 ose 3.01 % e votave të numëruara.
Rezultatet në orët në vijim pritet që të ndryshojnë.


