Në Komunën e Likovës në zgjedhjet presidenciale deri në ora 10 votuan vetëm 0.97 % e trupit votues, ndërsa habitshëm deri në ora 13 ndryshojnë rezultatet në 5.43 %, shkruan Almakos.
Nga gjithsejtë 25.401 votues që ka Komuna e Likovës deri në ora 13 kanë votuar 1376 persona ose 5.43 % e trupit votues.
Deri në përmbylljen e votimeve kjo përqindje pritet që të rritet dukshëm.