Më tej, gazeta citon atë çfarë Zaev tha në konferencën për shtyp së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërkaq përmend edhe deklarimet greke për frikën e tyre për pretendime territoriale ndaj provincës veriore greke të Maqedonisë, transmeton Almekos.
”The Guardian” konsideron se Zaevi ka një qëndrim më pajtues rreth kësaj çështje, duke shtuar se ndonjë emër i mundshëm mund të përfshijë cilësime gjeografike si Maqedonia e sipërme, e veriut, ose Maqedona e Re.
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, do të realizojë sot takim me homologun e tij grek, Nikos Kotzias.