Konstituohet grupi i Ohrit i cili do të mbështesë integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev, në deklaratën e përbashkët për media me ish sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Xhorxh Robertson. Zaev nënvizoi se grupi i Ohrit është joformal dhe i përbërë nga njerëz të profesionalizuar në fushën e poltikës, të cilët do të mbështesin formimin e shtetit demokratik dhe evropian.
“Grupi ‘Ohri’, për mbështetje të Republikës së Maqedonisë është grup joformal, të përbërë nga anëtarë me bagazh politik të ndryshëm, mbreslënës, profesional dhe me përkatësi të ndryshme politike. Njëkohësisht, aktivitet e grupit do të ofrojnë mbështetje për tentimet tona për ndërtim të një shteti demokratik, stabil, prosperitare dhe evropiane”, deklaroi kryeministri zoran Zaev.
Ndërkaq sekretari i përgjithëm i NATO-s, në vitin 2001, Xhorxh Robertson, tha se grupi e mban këtë emër për shkak se në këtë qytet është nënshkruar Marrëveshja e Ohrit, dhe është qytet i mbrojtur nga UNESCO dhe si i tillë paraqet qytet simbolik. Ai foli për vizitiat e tij në Maqedoni gjatë vitit 2001, kur kishte konflikt të armatosur dhe theksoi se vërehet dallim shumë i madh që atëherë duke nënvizuar se Maqedonia tashmë është kthyer në rrugën e botës së prosperitetit.
“Kanë kaluar 17 vite kur për herë të fundit jam deklaruar në një pres konferencë në Shkup dhe përsëri kam një ndjenjë të dejavu-së, duke u kthyer prap këtu. Por atëherë isha në një kohë krize, kohë kur Maqedonia, tash fillon ta bëjë rrugën e saj në botën e prospeirtetit. Për numrin më të madh prej nesh, viti 2001 ishte vendi i cili dominoi në jetën time dhe në NATO. Kishte një përvojë, kur kishte një ndarje të thellë, mundësi për ndarje të këtij vendi të Ballkanit, por për fat të mirë ajo nuk ndodhi, sepse njerëzit dhe udhëheqësia e këtij vendi u bënë bashk, të bashkuar dhe me trimëri duke e mbajtur kursin përpara. E gjitha ajo nënkuptonte se Maqedonia dëshiron të merr pjesë në BE dhe NATO ”, tha Xhorxh Robertson.
Pjesë e grupit Ohri, do të jenë ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s Xhorxh Robertson, Rosen Plevneliev, ish kryetar i Republikës së Bullgarisë, Havier Sollana, ish sekretar i përgjithshëm i NATO-së, Kristofer Geijd ish sekretar i mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtar i dhomës së lartë të Parlamentit Britanik, Robert Gellbart, ambasador dhe anëtar i Këshillit Atlantik, Alen Le Roa, ambasador i Francës, gjenerali Berni Vajt Spaner, ish komandant i forcës tokësore britanike, Zoran Çiçak, këshilltar për punë të jashtme, Mark Lejti, ish këshilltar special për komunikime i sekretarit të përgjithshëm dhe zëdhënësit të NATO-s, si dhe Sara Badenbo, përfaqësuese e Dejmin Villsonit, zv/president i këshillit atlantik në SHBA.
Ajnur Bafqari /SHENJA/