Janë krijuar kushte që grupi MK 2025 konkretisht të kyçet në
zhvillimin ekonomik të Maqedonisë, u konstatua në takimin në Nju-Jork mes kryeminsitrit Zoran Zaev, minsitrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe minsitrit të angazhuar për diasporën, Edmond Ademi me kryetarin e grupit MK 2025, Robert Arsov, biznesmen i njohur nga diaspora, Xhon Bitov, si dhe disa përfaqësues të tjerë të këtij grupi, sipërmarrës të suksesshëm dhe drejtorë ekzekutiv të bizneseve botërore.
Përfaqësuesit e grupit MK 2025, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, kanë shprehur mbështetje për politikat reformuese të Qeverisë në të cilat shohin mundësi reale për inkuadrim dhe kontribut të diasporës për zhvillim të ekonomisë në Maqedoni.
Në takim është bërë fjalë për mënyra konkrete për mbështetje në biznes projekte, si dhe projekte nga fusha e arsimit dhe inovacioneve, në të cilat përfaqësuesit e grupit MK 2025 shprehën gatishmëri për
të marrë pjesë përmes mbështetjes financiare dhe eksperte.
Është biseduar më hollësisht për format për zhvillim të projekteve arsimore për investim në kuadro të cilat kanë potencial kreativ.
Në takim është shqyrtuar mundësia për formim të një lloji të parkut teknologjik, ku do t’u kushtohet vëmendje ideve inovative gjatë mbështetjes për zhvillim të bizneseve.
Data 28.02.2025
Aktuale
- Skandal: Mësuesja e bën për spital 10-vjeçaren nga Çairi
- Vrasja e 24 vjeçares nga Palestina në Tiranë/ Krimi dyshohet të ketë ndodhur më 22 shkurt, bashkëshorti i saj u largua drejt Greqisë! Zbulohen detaje nga kamerat e sigurisë
- Arratisja e Artan Grubit, deklarohen nga MPB-ja
- Të dhënat për 3 muajt e fundit të vitit 2024: Bie numri i martesave dhe lindjeve në Maqedoni, shënon rritje numri i divorceve
- Mucunski nuk pret që rezoluta në KB të ketë pasoja në rrugën drejt anëtarësimit në BE
- Mickoski në Turqi në takim me Erdoganin, do të nënshkruhet deklarata politike për themelimin e Këshillit për Bashkëpunim
- Loredana shpërthen në lot për Jozin: Nuk do…
- Vranët dhe me diell, vende-vende riga shiu