Mbrëmë (29 prill) me ftesë të Qendrës Kulturore dhe Informative të RSM në Tiranë, grupi “In the mood” nga Shkupi pati një performancë të jashtëzakonshme në festivalin e xhazit në Tiranë.
Pjesa e parë e festivalit të xhazit në Tiranë mbahet çdo vit në fund të muajit prill dhe është gjithmonë i pasur me një numër të madh emrash muzikorë nga xhazi europian.
Këtë vit programi përfshinte mbrëmje me tematikë të titulluar “Takimi i Italisë me Ballkanin”, ku performuan dy grupe nga Italia dhe një nga Shqipëria dhe vendet e Ballkanit. Skena maqedonase e xhazit u përfaqësua nga grupi i Shkupit “In the mood”.
Secili grup pati mundësinë të performojë para publikut të madh për një orë./Lajmi i plotë.