Pasi që Qeveria nuk e ka plotësuar deri në fund Planin 369 dhe e miratoi Planin e ri të 18-të, organizatat civile të bashkuara në të ashtuquajturin Grupi i Bluprintit
paralajmërojnë monitorim të reformave në jurisprudencë. Nga një gushti i këtij viti do të përcjellin nëse rerformat zbatohen konform dinamikës së parashikuar dhe sa janë cilësore. Procesi do të zgjat dhjetë muaj dhe nga ai, përveç evoluimit, do të dalin edhe propozime dhe sugjerime në Qeveri, si dhe ekip prej gjashtë ekspertëve për mbështetje të skriningut të ardhshëm dhe negociatave me BE-në.
“Presim që do të dalim me vlerësime relevante për atë se çfarë është cilësia e reformave dhe sa ato zbatohen. Nuk mendoj se Qeveria do të mbetet indiferente ndaj asaj që do ta punojmë dhe çka do të kontribuojë në opinion, tha në konferencën për shtyp Urania Pirovska nga Komiteti i Helsinkiit. Pirovska përkujtoi se Plani qeveritar 18 është krijuar pa konsultime të sektorit civil, ndërsa është edhe përfundimisht i konceptuar. Reformat në jurisprudencë, përveç Komitetit të Helsinkit, do t’i përcjellëin edhe Shoqata e juristëve të rinj, Qendra për hulumtime juridike dhe analiza, Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, Instituti për të drejta të njeriut, si dhe Instituti për politikë evropiane. Qasje në drejtësinë për të varfrit, konteste juridike, Prokuroria publike, dhënie e provimit juridik, ligje për këshill gjyqësor, ligje për këshill
gjyqësor, ekipim kadrovik dhe teknik i Akademisë së gjyqtarëve, dhënie e provimit të drejtësisë, janë vetëm disa nga sferat që do të monitorohen. Projekti zbatohet me mbështetje të Fondacionit Shoqëri e hapur-Maqedoni, si pjesë e tri sferave kyçe: jurisprudencë, korrupsion dhe diskriminim.
Data 27.08.2025
Aktuale
- U zhduk në Liqenin e Ohrit – S’ka asnjë gjurmë nga zhytësi bullgar
- BDI Tetovë: Prishja e ndërtesës së Shkollës së mesme teknike nuk sjell asgjë tjetër përveç kaosit
- Mark Zuckerberg dhe dhurata e tij e veçantë për fqinjët
- Aleanca për Shqiptarët: Shpifjet e VMRO-DPMNE-së nuk pijnë më ujë
- Prokurorisë s’i lejohet t’i zbulojë emrat e katër prej 11 personave që iu ndalua vizita tek Thaçi
- Orlin Vatashki është anëtar i ri i Bordit Drejtues të UNIBanka AD Shkup
- Dhunë në familje! Policia nis hetimet
- VLEN: Mbyllim përgjithmonë deponinë e Nikushtakut – BDI premtoi, por helmoi