Qeveria sot kumtoi se tërësisht e kupton sensitivitetin e klasterit tekstil dhe se do të vazhdojë t’u ndihmojë punëdhënësve që ta mbështesin spiralen e rritjes së rrogave.
Në interes të gjetjes së zgjidhjes, e cila do të jenë në dobi të punëtorëve dhe të punëdhënësve, paralajmëron se do të formojë grup ministror, e cila së bashku me klasterin e tekstilit do t’i shqyrtojë çështjet e hapura.
“Besojmë se do të vijmë deri në zgjidhje. Qeveria edhe deri më tani tregoi se është e gatshme të dalë në vigjilje të kërkesave të punëtorëve dhe punëdhënësve në industrinë e tekstilit përmes rritjes së rrogës minimale dhe përmes mundësimit të masave aktive për ndihmë të drejtpërdrejtë dhe mbështetje për kompanitë me qëllim që të sigurohen rroga më të larta. Një nga këto masa është edhe projekti për mbështetje të rritjes së rrogave në veprimtaritë intensive të punës në vlerë prej 30 për qind nga rritja për punëdhënës që i kanë rritur rrogat deri në 18.000 denarë”, qëndron në kumtesë.