Ish drejtori i Drejtorisë së Pestë, disa orë ka qëndruar në hapësirat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku ishte i ftuar si i dyshuar.
Grujevski para pak ka dalë nga PSP-ja, por nuk ka dhënë deklaratë për media, sepse mbeti e paqartë se a është ftuar në pyetje për rastin “Fortesa” ose “Target”. Dhe, të dy rastet kanë të bëjnë me përgjim joligjor.
Ekipi i A1on e ka pyetur se a ndjehet fajtor dhe çfarë ka ndodhur gjatë kohës së marrjes në pyetje, ai nuk ka dhënë asnjë përgjigje.