Pas katër seancave, ku dy prej tyre ishin anuluar, ndërsa ishin dëgjuar dy dëshmitarë, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski nesër do ta dëgjojnë vendimin e Këshillit të gjykatësve në Selanik, lidhur me kërkesën për ekstradimin e tyre.
Vendimi është sjellë sot dhe pasi të gjendet përkthyes nga greqishtja në maqedonisht, ajo duhet t’u kumtohet ish kryeshefave të DSK-së, Grujevski e Boshkovski, transmeton Medial.mk.
Gjykata greke me siguri ka sjell vendim që të dy të ekstradohen në Maqedoni, me faktin se më 20 dhjetor pas dëgjimit të gjithë dëshmitarëve, ky propozim ka dalë nga Prokuroria deri tek juria.