Seanca e sotme gjyqësore në gjykatën në Selanik në të cilën duhej të
paraqiten ish-shefi i Drejtorisë së pestë Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkovski, është anuluar për më 17 maj të vitit 2018 për shkak të asaj që njëri nga të akuzuarit nga grupi i emigrantëve, në të cilët janë edhe dy refugjatët nga Maqedonia, nuk është ftuar në mënyrë të duhur
nga ana e gjykatës, konfirmoi për MIA-n avokati Petar Vasilev.
Vasilev konfirmon edhe se Grujevski dhe Boshkovski kanë dorëzuar kërkesë për azil politik në Greqi.
Për Grujevskin dhe Boshkovskin, autoritetet e Maqedonisë kanë shpallur urdhër arreste ndërkombëtare, ndërsa autoritetet greke i ngarkojnë për posedim të dokumenteve të rrejshme të udhëtimit.
Ata paraprakisht dy herë janë nxjerrë para Gjykatës në Selanik, por seancat gjyqësore janë anuluar për shkak se gjykata greke nuk mund të siguronte përkthyes nga gjuha maqedonase në atë greke dhe anasjelltas.
Grujevski dhe Boshkovski u arrestuan nga policia greke në aeroportin në Selanik më 18 shtator, gjatë tentimit që me pasaporta të rrejshëm bullgare të largohen me aeroplan për në Budapest.
Ata janë të akuzuar nga Prokuroria Speciale Publike për përgjim ilegal dhe për shkatërrim të sistemeve për përgjim, raste të njohura si “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2”. Autoritetet e Maqedonisë më 6 nëntor e dorëzuan dokumentacionin për ekstradimin e tyre nga Greqia.
Më 13 dhjetor Gjykata e Selanikut duhet të vendosë se nëse do ta pranojë kërkesën që ata të ekstradohen në Maqedoni.
Grujevski dhe Boshkovski ndërkohë mbeten në paraburgim në Selanik.
Data 20.09.2025
Aktuale
- Mot i kthjellët e vranësira të pakta, parashikimi për ditën e sotme! Temperaturat deri në 34 gradë Celsius
- A e keni ditur se shimpanzetë konsumojnë të paktën një pije alkoolike në ditë?
- “Tetova i hap dyertë Bajram Rexhepit: Mbështetje e jashtëzakonshme dhe fitore e sigurt për Tetovën e re” (VIDEO)
- Trump shprehet i lumtur që do ta takojë Presidentin Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator
- Dr. Mahmut Çevik: Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Abdi Baleta
- Nikolloski: Pas zgjedhjeve do të shpallim masat për ndalimin e çmimeve të larta të banesave
- Muhamed Elmazi: Sarajit i duhet ndryshim i vërtetë, jo premtime boshe
- Ramadani paralajmëron fitore historike: Sonte ndezim dritat në Saraj