Lideri I VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, përmes një statusi në faqen e tij të Facebookut ka vazhduar me thirrjet për mobilizim në mbrojtje të Maqedonisë dhe kundër ligjit për gjuhën shqipe dhe Deklaratën e përbashkët për partive shqiptare. Gruevski shkruan se dygjuhësia në Maqedoni është vetëm qëllimi dytësor, pas dygjuhësisë do të nisin përgatitjet për kantonizimin e Maqedonisë hap pas hapi. Madje kreu i VMRO-së thotë se shteti ishte duke funksionuar normalisht derisa nuk u sulmua nga qendra të fuqishme nga jashtë. Gruevski thotë se LSDM-ja do të tentojë ta sulmojë bastionin e fundit në shtet VMRO-DPMNE-në dhe udhëheqjen e saj. Parimi fituesi me fituesin me hapin e BDI-së është shkatërruar përgjithmonë. Qeveria e re sipas Gruevskit është bërë nën presionin e ashpër të jashtëm ndaj BDI-së, ku më aktivi është një ambasador i huaj pa e përmendur emrin e tij, duke konfirmuar në mënyrë indirekte se BDI nuk ka qenë kundër koalicionimit me VMRO-DPMNE-në, por se presioni diplomatik e ka detyruar të mos shkojë. Nëse votohet qeveria, Gruevski thotë se do jetë qeveri e një ambasadori. Më pas ky ambasador sipas Gruevskit do të dojë që edhe gjykata të jetë e tij, sepse një kohë të gjatë punon në këtë drejtim. Prokurori të veten ka. Nëse partitë shqiptare e sjellin në pushtet LSDM-në ne jemi të gatshëm ta mbështesim si qeveri e pakicës me deputetët tonë nëse LSDM-ja heq dorë nga gjuha shqipe dhe platforma e Tiranës, shkruan Gruevski .
Data 26.03.2026
Aktuale
- Ali Ahmeti, zhvilloi takim me kryetarët e emëruar të degëve të BDI-së
- Borë në Kodrën e Diellit, komunikacioni zhvillohet pa pengesa
- Halil Snopçe tregon për raportet ASH-BDI në komunën e Gostivarit
- A i njeh miqtë e Taravarit në Akademinë e Shkencave të Beogradit? Përgjigjet Snopçe
- A më lehtë shkrirja e partisë në BDI apo rikonstruimi i ASH-së? Ja çfarë thotë Snopçe
- Saliu – Ademit: 22 vjet ishit në pushtet, pse nuk e ngritët zërin për shqipen?
- Snopçe: ASH u goditë nga të gjitha anët, Taravari edhe një mandat në krye të partisë
- Vetting: Tokë ‘falas’ dhe miliona mbi të?! KLSH zbulon skemën me shkelje në Borsh, përfshihet familja e drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala

