Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në profilin e tij në Fejsbuk e përshëndet fillimin e ndërtimit të ujësjellësit të ri në Gjevgjeli.
Projekti parashikon ndërtimin e katër pusetave, stacionet e pompimit, stacionet e klorit, tubacionin dhe rezervoarin për ujë me kapacitet prej 1000 metra kub. Gjatësia e tërësishme e tubacionit të sapondërtuar do të arrijë mbi 3.5 kilometra, ndërsa ndërtimi i tij do të zgjasë më pak se një vit.
Qëllimi ynë, shtoi ai, është përmirësimi i jetës reale të qytetarëve. “Edhe krahas të gjitha sfidave politike, prioriteti ynë kryesor janë qytetarët dhe ashtu do të mbetet. Ne vazhdojmë me punë, me projekte me të cilat përmirësohet përditshmëria e qytetarëve”, potencon kryetari i VMRO-DPMNE-së.