07 June
Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski pas takimit me komisionarin për zgjerim Johanes Han në Bruksel tha se përderisa ai ka qenë kryeministër, Maqedonia ka bërë reforma të mjaftueshme të nevojshme, siç tha që vendi t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gruevski tha se po të mos ishte bllokimi i Greqisë, vendi tashmë do të ishte pjesë e familjes evropiane.

