Në Gjykatën penale sot është caktuar seancë e re gjyqësore për rastin “Traektoria” të Prokurorisë special, ku i akuzuar i parë është ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili do të rikthehet në gjykatë pas 12 ditësh pauzë.
Në seancë pritet të nisen fjalimet hyrëse e të dyja palëve, pasi në të kaluarën gjykatësi Goran Boshevski dëgjonte propozimet e palës mbrojtëse. Ai i pranoi 315 bisedat e përgjuara që ofroi PSP-ja si dëshmi kundër ish- kryeministrit Gruevski, ish-ministrat Mile Janakevski, Vlladimir Peshevski dhe drejtorit të agjencionit për rrugë shtetërore Ljupco Georgievski.
Boshevski sqaroi se bisedave nuk u zvoglohet vlera si dëshmi edhe pse kanë qenë të publikuar. Për deshmitë dhe ekspertizat gjykatësi do të prononcohet në seancën e nesërme. Avokatët e të akuzuarve kërkonin që gjykata të mos pranojë bisedat e përgjuara dhe SMS mesazhet si dëshmi. Gjithashtu pala mbrojtëse kontestonte ligjëshmërinë e ekspertizave dhe kërkonte ndarjen e dy ekpertizave nga lista e provave.
Në seancën e fundit Gruevski u ankua se aq shpesh është i pranishëm në gjykatë saqë duhet t’i sigurojnë një zyre dhe t’i japin rrogë për kohën e kaluar atje.
Në rastin “Traektoria”, ish- kryeministri Gruevski, ish- ministrat Janakievski dhe Peshevski si dhe drejtori i Agjencionit të rrugëve shtetërore paditen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë kërkuar provizion nga kompania nëse dëshiron të fitojnë tenderin për ndërtim të autostradës Miladinovcë- Shtip dhe Kërçovë – Ohër. Sipas Prokurorisë speciale ata kanëdëmtuar buxhetin shtetëror për të paktën 155 milionë euro, kurse kompanisë se zgjedhur i kanë mundesuar fitim prej mbi 155 milion euro./Almakos