Ish-kryeministri Nikolla Gruevskit sot ka aktivizuar ekipin e avokatëve për të gjetur rrugë për shtyerjen e vuajtjes së dënimit me burg, informon INA.
Siç mësohet, ekipi i avokatëve të tij do të kërkojë zyrtarisht shtyerjen e vuajtjes së dënimit prej dy viteve burg për rastin “Tanku” lidhur me blerjen e Benzi 600 mijë euro, gjatë kohës si kryeministër, kur kishte urdhëruar që MPB të shpallë tenderin e paligjshëm dhe me shumë parregullësi.
Kërkesa për shtyerjen e dënimit është për shkak të obligimeve të tij të pakryera si personalitet publik me funksione dhe pozitat që ka, por dhe si deputet në Kuvend.
Sipas ligjit, mund të shtyhet vuajtja e dënimit në rastet kur i dënuar ka probleme shëndetësore apo është në trajtim, arsye të argumentuara familjare dhe juridike, por në rastet e tilla mund të ketë shtyerje deri në një vit.
Data 13.09.2025
Aktuale
- Ramadani: Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin shqiptar, zhvillimi i Sarajit dhe projektet konkrete për banorët mbeten prioritet
- Meta për Syri.net: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë! Zbardhja e aferës ‘McGonigal’, zbulon grushtin e shtetit
- Muhamed Elmazi: Tetori është më afër se kurrë, numërimi mbrapsht ka nisur
- Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni
- E Majta me kandidatë për kryetar komune në Tetovë, Gostivar dhe Strugë
- Gjendet pa shenja jete në një taksi pranë Urës së Dajlanit 57-vjeçarja kineze
- Naser Selmani: Në pamundësi të dënojë vojvodët, VLEN shpif kundër BDI!
- “Më doli një dhelpër përpara!”- 45 vjeçarja aksidentohet me motoçikletë, përfundon në spital me plagë të shumta