“Qëllimi i Nikolla Gruevskit është që partia e tij t’i humbë zgjedhjet lokale, ndërsa për humbjen t’a fajësoj popullin maqedonas, njëjtë ashtu siç ndodhi edhe me humbjen e zgjedhjeve parlamentare, për shkak se në atë mënyrë do të pranohet plotësisht angazhmani i SHBA-së dhe BE-së”, shkruan profesori Stefan Vllahov Micov, në kolumnën për portalin Dudinka, transmeton gazeta Lajm.
Ai konsiderohet si njeri shumë i afërt i opozitës të VMRO-DPMNE-së, mirëpo në kolumnnën e tij më të re e titulluar “Përse VMRO-DPMNE-ja dëshiron t’i humb zgjedhjet?”, Micov potencon se Gruevski me vjet është shfrytëzuar si peng për shkatërrimin e shtetit maqedonas. Në pragun e zgjedhjeve lokale, Vllahov Micov nuk është i vetmi i cili shfaq akuza të nxehta në llogarinë e Nikolla Gruevskit, sepse javën e kaluar të njëjtën e kanë bërë edhe Milenko Nedellkovski dhe Mirka Velinovska, që kanë qenë ndonjëherë udhëheqës propagandash të regjimit të VMRO-DPMNE-së.
Tërheqje para syve
“Disa prej kandidatëve të kualifikuar për kryetar do të jenë të harxhuar”, thotë profesori Micov dhe potencon se njëra palë do të shfrytëzohen për shkak të agjitacionit paraprak për çka vetë janë fajtor, për shkak se dëgjojnë kryesinë e partisë, ndërsa pala tjetër për shkak të ajkës politike, transmeton gazeta Lajm.
“Johan Tarçullovski mund të fitojë në Kisella Voda, mirëpo në rolin e kryetarit nuk do të ketë imunitet siç kishte atëherë kur ishte deputet dhe se mund të përfshihet në kurthin e gjykatës. Njëjtë ashtu si dhe kryetarët tjerë. Anëtarë e thjeshtë të VMRO-DPMNE-së, e kuptojnë veprimin tradhtar të kryesisë së partisë, për atë qëllim edhe e lëshuan sallën “Boris Trajkovski” gjysma e pjesëmarrësve në konvencionin “Era e re”. Është më se e qartë se pas zgjedhjeve Gruevski do të tërhiqet prej funksionit të tij. Të dytë luftojnë për funksionin e tij: i përkëdheluri i Amerikës Mihajllovski nga reformatorët e dyshuar dhe i përkëdheluri i Gjermanisë Nikolla Poposki. Mundësia maqedonase nuk parashikohet”, thotë Micov.
Në kolumnën e tij na përkujton edhe për ngjarjet e vitit 2008, kur Gruevski kishte shumicë absolute në Kuvend, dhe siç thoshte se fitonte me qëllim dhe jo mjaftueshëm për qeveri të pavarur.