VMRO-DPMNE-ja mbajti takimin e radhës me qytetarët e Prilepit. Partia opozitare këkron edhe një mandat me qëllim zhvillimin e industrisë dhe rritjen ekonomike. Kryetari i kësaj partie, Nikolla Gruevski theksoi se ekonomia vendore është në rënie e sipër dhe për këtë arsye qytetarët me 15 tetor duhet të dënojnë Qeverinë. Sipas Gruevskit, Qeveria me kuadrot e saj jo profesional po rrënon ekonomine e vendit duke ulur investimet kapitale mujore. Gruevski akuzoi Qeverinë edhe për shkatërrimin e zonave industriale.
Në nivel mujor, nga buxheti për investime kapitale investonim rreth 25 milion euro. Prej kur në Qeveri janë këta persona të pa profilizuar, në qershor, në korrik, në gusht dhe shtator, investimet kapitale arrin mesatarisht në 14 milion euro. Pra na 25 milion euro në muaj, biem në 14 milion euro në muaj dhe kjo është arsyeja më e madhe për rënie ekonomike. Me investime të përgjysmuara si këto, bie edhe ndërtimtaria e cila është motor i rritjes së BPV-së. Kur bie ndërtimtaria, bashkërisht bien edhe 25 degë industriale dhe e gjithë ekonomia vendore – deklaroi Nikolla Gruevski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.