Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar është takuar sot me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Për takimin ka lëshuar komunikatë VMRO-ja, e cila njofton se Gruevski i ka premtuar numrit një të BE-së se partia që ai drejton do të ketë rol aktiv në procesin e integrimit evropian, që do të mbështesë reformat e mëtejshme që janë të rëndësishme për anëtarësim në BE.
“Gruevski ka thënë se anëtarësimi në BE është një interes strategjik për vendin dhe për përmbushjen e kritereve të larta të nevojshme për të çuar përpara procesin e integrimit. Ai vuri në dukje se shteti ka ngecur një kohë të gjatë nga proceset evropiane”, njofton VMRO-ja.
Edhe pse pramton se do të ketë rol konstruktiv, ish-kryeministri ka hedhur dyshime për strategjinë e pasardhësit të tij Zoran Zaev. Gruevski e ka paralajmëruar oponentin e tij politik se nuk duhet që të aplikojë politika që i dëmtojnë qytetarët e vendit. /SHENJA/

