Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski, ka mbajtur një konferencë për media pas zgjedhjeve në Maqedoni ku partia e tij ka humbur në shumicën e komunave nga rivali LSDM-ja, njofton Klan Kosova.
Gruevski, me gjysmë zëri, ka pranuar se kanë pësuar humbje në këto zgjedhje dhe se ai e ka një dorë të përgjegjësisë për këtë rezultat.
Por, Gruevski ka thënë se zgjedhjet u realizuan me shumë parregullsi.
Ai ka përmendur presion politik që, sipas tij, është bërë mbi qytetarët.
Zgjedhjet në përgjithësi i ka quajtur jo demokratike, ndërsa ka folur edhe për përzierjen e policisë në keqpërdorime.