Gruevski i ka çuar selam Ali Ahmetit se nëse nuk bën koalicion me të për të formuar qeverinë e ardhshme mos ta telefonojë. Ahmeti i përgjigjet se Gruevski me të drejtë thotë se maqedonët mua nuk më duan, por kanë vendosur shqiptarët dhe për 15 vite me radhë Bashkimi Demokratik për Integrim është forcë drejtuese sepse i kanë besuar shqiptarët
“Gruevski me të drejtë thotë se maqedonët mua nuk më duan, por kanë vendosur shqiptarët dhe për 15 vite me radhë Bashkimi Demokratik për Integrim është forcë drejtuese sepse i kanë besuar shqiptarët ” u shpreh Ahmeti në Click Plus në Tv 21.
Ahmeti u shpreh se nuk mund të merret lehtë vendim që ka të bëjë me të ardhmen e vendit.
“Jo me aqë lehtësi mund të merret vendim që ka të bëjë me të ardhmen e vendit. që ka të bëjë me procese, tepër të rëndësishme për shtetin dhe për rajonin dhe të kërkohet nga unë.” u shpreh Ahmeti.