Pavarësisht të gjitha paralajmërimeve që morri ish-kryeministri Nikola Gruevski, gjatë seancës së kaluar, ai edhe sot erdhi me 10 minuta vonesë në procesin gjyqësor për dhunën në Komunën Qendër.
Kjo lëndë është hapur nga PSP duke u bazuar në bisedat e përgjuara të publikuara nga LSDM, sipas bisedave Gruevski porositi shuplaka ndaj kryetarit të atëhershëm të komunës Qendër Andrej Zhernovski.
„ Dikush le ta godas me nja dy-tre shuplaka të forta për këtë nuk ka lëndim të rëndë trupor, dhe do të kaloj vetëm me kundërvatje dhe jo akuzë penale„
Almakos