Përkrahësit e VMRO-DPMNE-së sonte kanë protestua përpara burgut të Shutkës në shenjë përkrahje ndaj personave të arrestuar për ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill.
Poashtu ata kanë protestuar edhe kundër lirimin të të arrestuarve në rastin “Monstra”.
Në protestë ka qenë edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, dhe sekretari gjeneral i partisë, Kristian Mickoski.
Vllatko Gjorçev, deputet i VMRO-së u shpreh se protestuesit një ditë do të dalin nga burgu dhe se regjimin qytetarët e vendit po e shijojnë tani dhe jo dy tre vite më parë, kur thuhej se në Maqedoni ka regjim.
Ai poashtu ka bërë thirrje që nesër të protestohet përpara qeverisë.