“As që kemi nënshkruar dokument, as që kemi pasur qëllim të nënshkruajmë dokument, as që do të nënshkruajmë dokument. As që kemi arritur kurrfarë marrëveshje për të ashtuquajturën ‘qeveri Badinteri”. Kjo ka qenë përgjigja e prerë e ish kryeministrit Nikolla Gruevski më 31 maj të vitit 2007, në pyetjen e parashtruar në Kuvend nëse është nënshkruar Marrëveshja e Majit. Këtë përgjigje të Gruevskit e risjell emisioni “360 shkallë” në “Alsat-M”, si përgënjeshtrim të intervistës së para dy ditëve të zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani për “Zërin e Amerikës”, ku tha se Marrëveshja e Majit parasheh parimin e krijimit të qeverisë sipas parimit “shumica me shumicën”.
Kjo përgjigje e Gruevskit, rrit dyshimet se BDI po manipulon me Marrëveshjen e Majit vetëm për të krijuar alibi për koalicionim me VMRO-DPMNE-në dhe Nikolla Gruevskin.