Në dekadën e kaluar gjetëm 560 mijë persona të punësuar, ndërsa tani pas vetes lamë 733 mijë të punësuar, ndërsa në dekadën e ardhshme do të ketë edhe 150 mijë vende pune për qytetarët, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në mitingun e mbrëmshëm në Aerodrom të Shkupit.
“Vetëm edhe disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 15 tetorit. Këto zgjedhje lokale nuk janë të thjeshta. Vendimi juaj është shumë i rëndësishëm. Ky vendim është se çfarë të ardhme do të ketë shteti ynë dhe çfarë të ardhme do të kenë fëmijët tuaj, për shtetin tonë të përbashkët”, theksoi Gruevski.