Ish-zv/kryeministri,Nikolla Todorov një ditë përparta se të zgjidhet qeveria e re ka shpallë vendim në Gazetën Zyrtare që Nikolla Gruevski të mund të shfrytëzojë dy vetura zyrtare Volkswagen Passat 3C”.
Vendimi në Gazetën Zyrtare është publikuar më 1 qershor, ditën kur me punë ka filluar Qeveria e re reformuese.
Ky vendim i Todorovit vlen vetëm për Nikolla Gruevskin. Me këtë vendim, Gruevski do të mund t’i shfrytëzojë të dy veturat.
Todorov ditëve që po largohej nga posti zv.kryeministrit ka shkarkuar dhe emëruar , ka hapur dhe ka mbyllur disa konzulata.
Përveç këtyre veturave, Nikolla Gruevski do të shfrytëzojë dhe sigurim personal nga gjashtë persona dhe vozitës edhe për një dekadë, aq sa ka qenë kryeministër./Almakos