Zgjedhjet lokale duhet të mbahen sa më shpejtë që është e mundur. Kështu ka thënë sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Ai gjithashtu ka apeluar që së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.
“Apeli jonë është që të mbahen zgjedhjet më 2 korrik, ndërsa dy javë më pas rrethi i dytë. Ajo që shohim se nga pala tjetër nuk ka disponim për të pranuar këtë afat, nëse do të kishte pasur do ta kishin pranuar dhe do të kishte zgjedhje më 2 korrik. Por si duket kanë frikë se do t’i humbin ato zgjedhje dhe kërkojnë që sa më shumë që është e mundur t’i anulojnë. Kështu nga këto arsye ne kemi propozuar edhe dy data tjera në shtator”, deklaroi Gruevski.
Gruevski ka folur edhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, për të cilin ka thënë se edhe po të dëshirojnë nuk mund ta pranojnë ngase sipas tij ai është zgjedhur me dhunë, me shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.
“Ai për momentin është dhe me siguri do të ngelet ashtu uzurpues i pozicionit të kryetarit të Kuvendit. Ai për ne mund të jetë vetëm deputetë, ndërsa këtu është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe këtë nuk e kundërshtojmë. Por, kryetar i Kuvendit nuk mund të thuhet për shkak se është zgjedhur në mënyrë kundërligjore dhe kundërkushtetutese”, tha Gruevski.
Ndaj këtyra deklaratave të Gruevskit kanë reaguar nga LSDM të cilët kanë thënë se ka mbaruar koha e Gruevskit. Ata kanë thënë se për shkak politikave të tij VMRO-DPMNE është parti e izoluar, ndërsa kanë kërkuar që të mos e uzurpojë pushtetin në dëm të qytetarëve.
Enis Murtezi /SHENJA/
Gruevski: Me zgjedhjet lokale të mbahen edhe… by tvshenjaofficial

