Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer janë ish-zyrtarët për të cilët kërkon paraburgim Prokuroria Speciale Publike në lidhje me rastin ”Titanik” që lidhet me mashtrimet zgjedhore, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Përveç këtyre, për rastin e njejtë kërkohet paraburgim edhe për Sasho Mijallkov, Elizabeta Kançeska-Milevska dhe Vlladimir Peshevski.
Për rastin ”Total” për keqpërdorime të Taksës së Vlerës së Shtuar (TVSH) PSP kërkon paraburgim. Dragan Pavlloviq-Llatas kërkohet për t’u marr në paraburgim për këtë rast.