– Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski në
intervistë për TV Alsat-M thekson se partia që ai drejton nuk është kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe, por ligji për zyrtarizimin e saj të jetë në korniza të Kushtetutës.
“VMRO-DPMNE nuk ka asgjë kundër përdorimit të gjuhëve të të gjitha bashkësive etnike, duke e përfshirë edhe gjuhën shqipe. LSDM dhe Zoran Zaev luajnë lojë që para zgjedhjeve lokale të ofrojnë ligj i cili është jo-kushtetues. Ky ligj do të kontestohet nga Gjykata Kushtetuese. Në këtë mënyrë LSDM dëshiron të mashtrojë dhe përfitojë vota të shqiptarëve. Në fazën e parë të ligjit ne nuk mund
ë dorëzojmë amandamente, por në fazën e dytë këtë do ta bëjmë”, theksoi Gruevski.
Madje, Gruevski shpalosi gjithçka çfarë ka bërë për shqiptarët ndërsa u distancua nga çdo lloj proteste dhe gjuhe urrejtjeje të shprehur nga partia e tij që nga Deklarata e Partive Shqiptare, protestat që pasuan e deri në dhunën në Kuvend në 27 prill.
Sipas Gruevskit, dhuna në Kuvend më 27 prillin e sivjetshëm nuk duhej të ndodhte, por se faj të madh për këtë kanë pasur procedura për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “200”, në pyetjen nëse është i gatshëm të japë dorëheqje nga funksioni lider i partisë nëse i humb zgjedhjet e ardhshme lokale u përgjigj se “kryetari i partisë e
mban përgjegjësinë kryesore”.
Gruevski foli për 100 ditët e Qeverisë duke thënë se përveç detit të dëshirave maxhoranca e re nuk ka realizuar asgjë por vetëm e ka mashtruar popullatën.
Data 28.02.2025
Aktuale
- “Mundësi të reja për zhvillimin e rajonit”, Meidani i dërgoi diplomatët në komunën e Dibrës, ambasadori spanjoll e falënderoi publikisht
- Struganët me qëndrime të ndryshme rreth nismës për ndryshimin e emrave të rrugëve
- SHBA “Karadaku” uron fillimin e muajit të Ramazanit: Të pastrohemi shpirtërisht dhe të kujdesemi për Natyrën
- Mickoski takon presidentin Erdogan: Mundësi të reja dhe lidhje edhe më të forta mes popujve tanë
- Shifrat/ 44 mijë shqiptarë morën shtetësi në BE, renditen të tretët në Europë
- Marketet kanë 45 ditë afat, nga mesi i prillit duhet të publikojnë në ueb-faqe çmimet e produkteve
- DAP përfundon hetimin: Kthimi i tatimit, me fatura fiktive
- E ardhmja e Thiago Motta në rrezik? Juventus ka katër emra si zëvendësues të mundshëm