Sot Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg do të shpallë vendimin nëse vlen ose jo abolimi i dhënë nga ish-presidenti Gjorge Ivanov për ish-funksionarët e VMRO-DPMNE-së dhe disa persona të tjerë të ndjekur aso kohe nga ish-prokuroria special, përcjell TV21. Vendimi do të jetë publik dhe me këtë do të mbyllet çështja 6 vjeçare nëse të akuzuarit e ish-prokurorisë special në lëndët “Target-Fortesa”, “TNT” “Titanik” dhe “Transportuesi” do të duhet të përgjigjen penalisht për vepra të cilat përndiqen.
Ankesa deri në gjykatën e Strasburgut është dorëzuar në vitin 2017 në të cilën është theksuar se abolimi nëse njëherë bëhet, nuk mundet të tërhiqet. Nëse këtë tezë e mbron edhe Strasburgu atëherë të dënuarit duhet të lirohen dhe e kundërta nëse Strasburgu vendos se abolimi mund të tërhiqet atëherë të gjithë të akuzuarit dhe të dënuarit duhet të vuajnë dënimet.
Në mesin e të falurve janë kryesisht funksionarë të VMRO-DPMNE-së si ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrat Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski, sekretari i përgjithshëm i qeverisë në kohën e VMRO-DPMNE-së, Kiril Bozhinovski, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dhe disa të tjerë.