Intervista e ish kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski ishte qesharake në pjesën më të madhe të saj. Më bëri përshtypje vetëm pjesa lidhur me ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit. Edhe pse mbarë bota pati mundësi t’i shohë huliganët se si sulmuan organin ligjvënës, deputetët, por edhe tentimet e tyre për vrasje e likuidime, Gruevski megjithatë u doli në mbrojtje. U shpreh i gatshëm, nëse ka nevojë, të vuajë dënim me burg të përjetshëm me gjithë udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së, vetëm e vetëm që siç tha, të mos “maltretohen” aktorët e 27 prillit.
Deri sa po e përcillja këtë pjesë të intervistës, më shkoi mendja te Konflikti i Kumanovës. Ushtarët më të mirë të U:K-së u vranë në këtë konflikt, Ali Ahmeti nuk lëvizi fare nga selia në Reçicë të Vogël. Ushtarët më të mirë u arrestuan dhe po dergjen burgjeve, Ali Ahmeti e Artan Grubi nuk po pranojnë të shkojnë as si dëshmitarë në procesin gjyqësor kundër tyre, që sado pak të ju ndihmojnë e tua lehtësojnë dënimin.
U vra Harun Aliu me shokë, Ali Ahmeti nuk shkoi as për ngushëllime te familjarët e tyre. U zbulua skndali me 480 mijë eurot që ia ka dhënë qeveria Johan Tarçullovskit të dënuar për masakrën ndaj shqiptarëve, Ali Ahmeti nuk e sheh të arsyeshme të ërkojë falje nga shqiptarët e Lubotenit. Dhjetëra e dhjetëra vite vuajtën burg të pafajshëm shqiptarët e Sopotit, Ali Ahmeti nuk e sheh të nevojshme as atyre të ju kërkojë falje. Pirolla i qoftë, lider më të mirë zor me gjetë. /Nafi Osmani