Ish kryeministri Nikolla Gruevski, i akuzuar në disa raste të PSP-së sot gaboi terminin për rastin “ Tenk” për më shumë se një orë, transmeton sdk.mk, përcjell aktuale.mk.
Në orën 10:00 ai arriti Gjykatën Themelore Shkup 1, kaloi përmes turmës së gazetarëve dhe familjarëve që kishin ardhur për rastin “ Monstra”, por tek dera e ndaloi polici.
“Gjykimi juaj është caktuar në orën 11.30, keni bërë gabim,” i tha polici.
Pas kësaj Gruevski u largua. Duhet të vijë sërish në ora 11 e 30 për vazhdimin e seancës për rastin “Tank”.
Në seancën e fundit dëgjimore, Gruevski u paralajmërua nga prokurorja Fatime Fetai dhe gjykatësi të mos vonohet në seancë.