Gjatë periudhës qershori – dhjetor 2017, Nikolla Gruevski dhe Menduh Thaçi vetëm njëherë kanë qenë të pranishëm në seanca kuvendore, ndërsa kolegët e tyre kanë qenë të pranishëm në Kuvend në më se 70 seanca gjatë periudhës së njëjtë, tregojnë analizat e “Deputeti im”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në mes atyre që më pak kanë qenë të pranishëm janë edhe Samka Ibraimovski me gjashtë pjesëmarrje, Amdi Bajram me nëntë dhe Boris Zemjekovski me dy pjesëmarrje në seanca.
Në pyetjen e gazetarëve, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se deputeti mund të mungojë, sipas rregullave, për disa herë dhe se nuk ka kufi për këtë, ndërsa kur tri herë mungon pa arsye, atëherë dënohet me 5% të rrogës.
Një dënim i këtillë deri më tani nuk është zbatuar.