Sot në Gjykatën Penale duhet të fillojë gjykimi për dhunën e porositur ndaj kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, që e ka hapur Prokuroria Speciale Publike (PSP), ku të akuzuar janë lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski dhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski.
Më 15 shtator të këtij viti, PSP, ngriti akuzë kundër Gruevskit, Janakieskit dhe tre personave tjera të cilët ngarkohen për porositjen e dhunës ndaj kryetarit të Komunës Qendër. Padi penale është dorëzuar edhe për 9 persona tjerë për kryerjen e dhunës së porositur në korrik të vitit 2013.
Sipas PSP-së, i akuzuari i parë Gruevski, në kë rastin i cili u shpalos edhe nga “bombat”, ai ka qenë porositës, ndërkaq Janakieski ka pranuar që nëpërmjet anëtarëve partiak ta zbatojë dhunën ndaj Zhernovskit dhe anëtarëve të Këshillit Komunal. Zhernovski pas anulimit në seancën e parë, në nëntor, e ftoi Gruevskin që të tregojë se sa ai është me të vërtetë guximtar.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ish ministri për transport dhe lidhje, Mile Janakieski para orës 10 arritën në Gjykatë ku sot nis seanca e parë për rastin që ka të bëje me dhunën e porositur në Komunën Qendër që e hapi Prokuroria Speciale Publike.
Si prokuror në rastin erdhi prokurorja speciale, Fatime Fetai. Sipas PSP-së, i akuzuari i parë ka kërkuar, ndërsa Janakieski ka pranuar që përmes anëtarëve partiak për të kryer dhunë ndaj kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski dhe anëtarëve të Këshillit të komunës.
Gjykatëse në këtë rast e Tatjana Mihajlova e cila gjatë këtij muaji është emëruar ushtrues detyre për kryetar në Gjykatën Themelore, pasi që i përfundoi mandati Vladimir Pancevski.