Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski mbrëmë vonë u takua
me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Milan Brglez me të cilin bisedoi për prioritetet strategjike të Maqedonisë dhe për ngjarjet aktuale në Maqedoni dhe rajon.
Në takim, siç kumtoi VMRO-DPMNE, është theksuar se prioritet mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe se në atë plan është e mirëseardhur mbështetja nga çdo shtet anëtar në këto organizata.
“Është shprehur falënderim për mbështetjen e Republikës së Sllovenisë, e cila është e mirëseardhur në realizimin e prioriteteve strategjike, me këtë rast u bë fjalë edhe për seriozitetin me trendin e rënies së aktivitetit ekonomik, ngadalësimin dhe rënien e investimeve, si dhe sfidën me emigrantët që është realitet”, citohet në kumtesë.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Më 22 shtator do të publikohet aktvendimi për onkologen Meri Peshevska
- Çfarë duhet të dini për vaksinën COVID këtë vjeshtë: Rregullat e reja dhe rekomandimet
- Hajdutët i bastisin shtëpinë, 50-vjeçari denoncon se i morën sasi të madhe floriri dhe parash
- Vëreni veturat zyrtare në aktivitete zgjedhore? Denoncon në numrin 070 399 050
- Në korrik u paguan 16,5 milionë euro për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d
- Zgjerimi i “listës së zezë” me emra të rinj në RMV – Ambasada amerikane në Shkup jep detajet
- LSDM kërkon dorëheqjen e Toshkovskit pas tragjedisë në Veles
- BDI: Mickoski në panik, VLEN drejt shpërbërjes politike