Në prag të miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në lexim të tretë, partitë politike ripërsëritën qëndrimet e pandryshuara.
Sipas BDI-së, propozim ligjiduhet të miratohet ashtu siç është propozuar pa asnjë ndërhyrje.
Deputeti, Artan Grubi, ftoi deputetët e VMRO-së të tejkalojnë veten pasi ëndërrimi kundër do të dëmtojë vetëm VMRO-DPMNE-në.
“Të vetmit që mund të jenë kundër kësaj arritjeje të madhe janë deputetët e VMRO-së, të cilët i ftojmë që të tërhiqen nga përpjekja ta pengojnë miratimin e këtij ligji, sepse në këtë mënyrë veten do ta dëmtojnë, do të mbesin në linjat e veta partiake dhe assesi në ato shtetërore”, deklaroi deputeti i BDI-së, Artan Grubi.