Deputeti i BDI-së Artan Grubi sonte në Click Plus në Tv21 duke folur për aktivitetet e fundit në Maqedoni tha se VMRO-ja është e gatëshme të qëndrojë 4 vjet në këtë tempo për të bllokuar kuvendin dhe formimin e qeverisë.
Puna e VMRO-së në kuvend është në bazë të rregullores së kuvendin dhe të gjitha partitë politike e kanë bërë të njetën gjë.
Deputeti i BDI-së Artan Grubi në emisionin e sontëm në Click plus në TV21 ka thënë se VMRO-DPMNE nuk po mund ta pranojë faktin se është opozitë.
“VMRO-DPMNE sillet si një opozitë jokonstruktive dhe nuk mund të pranojë realitetin e ri, atë të shumicës së re parlamentare dhe do bëjë çmos ta opstruojë punën e Kuvendit”, ka thënë Grubi i BDI-së.