Deputeti i BDI-së, Artan Grubi tha se kryetari i ri Talat Xhaferi ka nënshkruar të gjitha udhëzimet administrative për shërbimet në Kuvend për t’ia mundësuar punën e tij në kabinetin e kryetarit të Maqedonisë.
“Kemi kërkuar nga sekretari gjeneral i Kuvendit të mundësoj kushtet që të funksion kabineti i kryetarit të ri. Zyra nuk është institucion, por institucion është Talat Xhaferi. Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve. Kemi marrë përgjigje, dhe ai kërkon që kjo të publikohet në gazetën zyrtare. Ne kemi dërguar gjitha kërkesat për vendim në gazetën zyrtare, dhe presim që kjo të bëhet sa më shpejtë”, ka thënë Grubi, përcjell SHENJA.
Ai tha se letra për presidentin Ivanov është vulosur dhe arkivuar dhe është pranuar përgjigje poashtu e vulosur dhe e arkivuar nga sekretari i përgjithshëm.
“Ai kërkon që vendimi të shpallet në gazetën zyrtare. Në këto momente jemi duke dërguar kërkesë që Talat Xhaferi në gazetën zyrtare të shpallet se është kryetari i ri i Kuvendi”, tha Grubi.
Ai tha seanca e re do të konvokohet kur do të vlerësoj kryetari i ri i Kuvendit.