“Ngjarja e djeshme ku nuk u votuan rekomandimet në raportin e Avokatit të Popullit ishte gabim teknik”, tha deputeti i BDI-së, Artan Grubi. Në pyetjen se pse dje në sallë ishin vetëm tre deputetë të BDI-së, Grubi tha se kjo ishte për shkak të agjendës së mbushur të deputetëve.
“Bëhet fjalë për keqkuptim, të cilin sot e tejkaluam. E dini se kemi pasur agjendë të ngjeshur dhe nuk kemi mundur. Gjitha grupet e deputetëve në koordinimin e sotëm dhanë dritë të gjelbërt që të tejkalohet kjo gjendje, gjegjësisht të gjendet modus që të votohet ajo pikë. Ne i mbështesim reformat dhe do të vazhdojmë edhe më tej, kjo nuk ishte e qëllimshme”, tha Grubi.
Ndërsa sa i përket stabilitetit të shumicës qeverisëse, Grubi tha se Ahmeti dhe Zaev janë koordinim të përditshëm dhe se koalicioni është i fortë dhe nuk do të ketë ndryshime.