Artan Grubi ka komentuar debatin e para disa dite në emisionin e Jeta Xharrës që u trasmetua në televizionin Art Channel, dhe që sipas tij ofertë dhe program konkret për komunën e Çairit ka ofruar vetëm kandidati i BDI-së, Visar Ganiu, njofton TetovaSot.
“E ndoqa debatin e konkurentëve për komunën time, për Çairin. I vetmi kandidat që e respektoi qytetarin, votuesin, me ofertë konkrete për çdo temë, me program të detajizuar me afate dhe buxhet, ishte profesori Visar Ganiu.
Të tjerët me duar në xhepa, vlerësime paushalle dhe vetëm me akuza, u shfaqën pa ide, pa vizion, pa program dhe pa zgjidhje.
Çairi me 15 tetor rreshtohet me frymën e re dhe ndryshimin që sjell Visari, ndërsa ne në Kuvend do ti qëndrojmë pas!Çairin konkuron me projekte të tjerët me duart në xhepa”, ka shkruar Grubi.