Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës
së Maqedonisë, Artan Grubi, sot pati takim me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në vend, Ivan Velikov Petkov.
Grubi, siç njoftoi Komisioni për Çështje Evropiane pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në takim theksoi bindjen se mbështetja e Bullgarisë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO është e fuqishme dhe në këtë kuptim, para se gjithash, me ndihmën e Sofjes do të mënjanohet rekomandimi i kushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, në kornizat e kryesimit të ardhshëm gjashtëmujor të Bullgarisë me BE-në, i cili do të fillojë nga janari i vitit të ardhshëm.
Grubi, gjatë bisedës me ambasadorin Petkov e theksoi edhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bullgarinë, me ç’rast e shprehi mbështetjen e plotë të Marrëveshjes së arritur për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bulgarinë.
Ambasadori Petkov, duke e theksuar mbështetjen bullgare për Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, informoi se, Bullgaria është mbështetës i fuqishëm në procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se në kornizat kryesimit të tyre, njëri ndër prioritetet kryesore të Bulgarisë do të jetë pikërisht ky proces.
Grubi dhe Petkov biseduan edhe për ngjarjet aktuale në vend, si dhe për realizimin e Planit Reformues të Qeverisë, zbatimin e pjesës normative të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe përpjekjet për zgjidhjen e kontestit me emrin, me qëllim të përmbajtjes së proceseve të BE-së në vend.
Në fund të takimit, Grubi i dërgoi ftesë kolegut të vet, kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane dhe Mbikëqyrje në Fondet Evropiane, Kristijan Vigenin, për vizitën e tij të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deri në fund të këtij viti.
Data 19.09.2025
Aktuale
- 35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që pritet të arrijë 50 mijë lekë në 2026
- Aksident në unazën e Fierit, ‘Mercedesi’ përplas biçikletën, një i lënduar
- VLEN: Pazaret e BDI-së me Levicën nuk do ta ndalin ndryshimin në Strugë
- 26 vjet më parë u themelua TMK-ja
- Shpërthim i fuqishëm në Kamëz pas mesnate/ Vendoset lëndë plasëse pranë një banese, regjistrohen dëme materiale
- PAMJET/ Shpërthim me eksploziv në murin rrethues të banesës së deputetit të PD, Xhelal Mziu
- Tritol në banesën e deputetit të PD, Xhelal Mziu
- BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri