Zv kryeministri, Artan Grubi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkuar se pas 20 vjetësh, RMV më në fund ka realizuar operacion statistikor përmes një metodologjie të re të Eurostatit dhe me teknologji të re në mënyrë elektronike edhe përkundër debateve politike, obstrukcioneve dhe sfidave.
Postimi i Grubit në Facebook:
Të gjitha u tejkaluan dhe e realizuam me sukses Procesin e Regjistrimit të popullësisë.
Ka qytetarë të cilët nuk janë regjistruar, që sipas EuroStat është e zakonshme, por me rëndësi ky regjistrim mohoi të gjitha pretendimet politike dhe nxjerr në pah pasqyrën momentale të popullatës së përgjithshme në vend, diasporë dhe në komuna.
Shqiptarët janë 29.5% në popullësinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullësinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002)
Numrat e komuniteteve tjera në kategori të ndryshme mund ti gjeni në tabelat e bashkangjitura.