Ata në shenjë revolte filluan të trokasin Ata u revoltuan pasi kryetari i Komisionit Artan Grubi nuk ua dha fjalën atyre që ta mbrojnë amendamentin e propozuar për ndryshimin e emrit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Kërkesa e tyre ishte që ky ligj të quhet Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, kërkesë kjo që u refuzua nga ministri i drejtësisë Bilen Saliu. Ata në shenjë revolte filluan të trokasin. Fadil Zendeli: “Bjeri Bjeri mos e lerë të flasë” E kryetari komisionit po u tregon se çka thotë rregulloja. ” Sa për sqarim të mysafirëve për mos njohjen e rregullores më së pari shkojnë replikat më pas shkojnë fjalimet” tha Grubi. Deputetët e Lëvizjes Besa, akuzuan kryetarin e komisionit për çështje evropiane Artan Grubin, se nuk lejoi debat real, dhe për dështim të zyrtarizmit të gjuhës shqipe. “Bashkimi demokratik për integrim dhe Artan Grubi, kanë manipuluar nga viti 2001 e këndej me këtë çështje, kur në vitin 2008 ata sollën një ligj me të cilin tërë kohën e proklamojnë gjuhën shqip sikur zyrtare, por na doli se është një ligj për përkthimin e gjuhës shqipe si dhe ka pasur ndryshime kozmetike ndaj këtij ligji dhe tani vazhdon manipulimi se ata e zyrtarizojnë gjuhën shqipe”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa. Artan Grubi ndëpreu seancën ndërsa tha se ajo do të vazhdojë më 25 dhjetor, kur duhet t’i jepet edhe një mundësi VMRO-DPMNE-së për pjesëmarrje në debat,shkruan tv21.tv “Sot dita e dytë filloj dhe përfundoj, dhe do të vijoj me ditën e tret dhe përfundimtare të debatit mbi amendamentet për këtë ligj për përdorim të gjuhëve, besoj se me 25 dhjetor. Arsyeja është se ti japim edhe një mundësi opozitës që të vjen dhe ti artikuloj amendamentet e tyre dhe të ballafaqon argumentet mbi ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe ti bindim opozita maqedonase ta përkrah propozim ligjin”, u shpreh Grubi. Në këtë ditë duhet të përfundojë debati për amendamentet e partive politike dhe leximin e dytë, i propozim ligjit për gjuhët. Për këtë propozim, partitë VMRO-DPMNE , LSDM dhe BESA kanë propozuar gjithsej 90 amendamente.
Data 14.03.2026
Aktuale
- Robelli akuzon BE-në për standarde të dyfishta: Po hesht për përjashtimin e shqipes në Maqedoni
- Mickoski: Tragjedia në Koçan nuk duhet të mbetet pa përgjegjësi
- Mucunski: Forca e vërtetë e diplomacisë nuk matet vetëm nga marrëveshjet e arritura, por edhe me jetët njerëzore të shpëtuara
- LSDM: Mbi 200,000 punëtorë mezi mbulojnë nevojat bazë të jetesës, pagat duhet të rriten
- Kryetari i Haraçinës: Punojmë çdo ditë për një Haraçinë më të bukur, s’ka të ndalur
- Kalëroni kuajt tuaj në këtë stallë prej dheu
- SMS nga shteti – mesazh për përjashtim
- Real Madridi optimist për Haalandin, e dëshiron në verë

